Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në Mbrostar të Fierit. Mësohet se zjarri ka djegur pothuajse thuajse të gjithë shtëpinë, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Sipas informacioneve, në momentin që ka rënë zjarri asnjë prej familjarëve nuk ishte në shtëpi. Dyshohet se flakët janë përhapur pasi gjatë gatimit, zonja e shtëpisë ka lënë bombolën e gazit hapur.
