Një prift ka humbur jetën kur pelerina mori flakë nga shkëndija e një qiriri gjatë një ceremonie të Pashkëve në Zaragoza të Spanjës. I ndjeri kishte pësuar djegie në 50 përqind të trupit nga aksidenti makabër në fundjavën e Pashkëve dhe luftoi për jetën për katër ditë në spital.
Prifti Javier Sánchez, u përfshi tragjikisht nga flakët në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në manastirin spanjoll, teksa sipas raportimeve kishte tentuar të mbronte murgeshat nga zjarri.
Autoritetet kanë nisur hetime teksa besojnë se parafina në enën me zjarr kishte ndihmuar në përhapjen e flakëve. At Sanchez u dërgua në spitalin Miguel Servet në Zaragoza, ai vdiq më vonë nga dështimi i disa organeve jetësore.
