Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë njoftoi sot se ka përfunduar digjitalizimi i një banese shumëvjeçare në fshatin Klos Katund në bashkinë e Klosit. Objekti i veçantë ndodhet në anë të rrugës nacionale Burrel-Bulqizë, në vendin e quajtur Rrasa e Allushit.
Postimi i DRTK Tiranë:
Përfundoi
digjitalizimi i objektit monument kulture i kategorisë së I-rë, banesa e
Z.Bajram Allushi në Klos Katund, Qarku Dibër.
Është realizuar me rilevim të drejtpërdrejtë dhe fotogrametrik,teknologji e re
e cila përdoret për konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës.