Nga David Minerva
Dita e Shën Valentinit, ditë në mes të shkurtit të zymtë që polarizon njerëzit në ekstreme. Kjo festë e tmerrshme që bie në 14 shkurt është me origjinë të dyshimtë historike dhe duket se ekziston kryesisht për të mbështetur industrinë e dhuratave (nënkuptuar shpenzimet). Për shumicën prej nesh, Dita e Shën Valentinit është dita më romantike e vitit, ose një festë e urryer thellësisht, pa kuptim.
Është e lehtë të mos e pëlqesh Ditën e Shën Valentinit, me shtytjen e saj për çiftet që të përputhen me idetë se si duhet të duket dashuria dhe partneriteti. Por për fëmijët, Dita e Shën Valentinit shpesh duket ndryshe. Në fakt, derisa u bëra me një fëmijë, isha kundër Shën Valentinit. Tani që djali im po rritet, Shën Valentini po më duket shumë interesant.
Kam kaluar gjithë jetën time prej të rriture që urren Ditën e Shën Valentinit. Kur isha e vetme, fakti që të tjerët ishin të lidhur më hynte deri nën lëkurë dhe kur unë kam qenë e shoqëruar, unë jam ndjerë e bezdisur nga presioni për të treguar një lloj performance të romanticitetit.
Nuk janë vetëm zemrat dhe lulet, por disa shpenzime të mira. Nuk supozohet që duhet vetëm t’i blini të dashurit një kartolinë dhe një kuti me çokollata, gjithashtu duhet të dilni për një vakt të shtrenjtë dhe ndoshta të blini një dhuratë të kushtueshme. Megjithëse e dua shumë partnerin tim, unë thjesht nuk mund ta imagjinoj dot të harxhoj gjithë ato para për diçka që nuk më duhet.
Nuk është se e urrej romancën, është e kundërta. Si një romantike e pashpresë, jam e angazhuar për romancë 365 ditë në vit. Por të veshësh një ditë me kaq shumë romancë më duket e pakutimtë.
Dhe ndërkohë që prisja që prindërimi të ndryshonte idetë e mia për botën, kurrë nuk prisja që të ndryshoja mendimin për si ndihem në këtë ditë në mes të shkurtit. Unë kam aq shumë pushime të tjera për të shijuar me fëmijën tim, kështu që pse unë do të shqetësohem për Ditën e Shën Valentinit? Por tani që fëmija im po bëhet pak më i madh, e gjej veten çuditërisht të interesuar. Nuk po përpiqem më ta injoroj këtë ditë, jam në Pinterest duke kërkuar gjëra të tilla si ” Shen Valentini për parashkollor “, “rosa të vogla me zemra” dhe “ëmbëlsira rozë” etj.
Por unë mendoj se ka diçka më shumë. Pushimet janë të ndryshe me fëmijët nga me të rriturit. Dita e Shën Valentinit nuk është përjashtim. Prerjet serioze të romancës janë zhdukur, kanë mbetur vetëm disa gjera të thjeshta dhe të lezeçme.
Për fëmijët, Dita e Shën Valentinit nuk ka të bëjë me dhënien e diçkaje të mirë një personi të veçantë, ka të bëjë me ndarjen me të gjithë miqtë tuaj. Është çliruese që të zgjerosh nocionin e dashurisë së ndezur të zemrës për të përfshirë të gjithë ata që ju pëlqejnë. Pse të mos bëni një kartë V-Day për nënën tuaj, mikut tuaj më të mirë, fqinjin tuaj të ardhshëm? (Kjo është kaq qejf!)
Dita e Shën Valentinit e fëmijëve nuk ka të bëjë me një çift. Dita e Shën Valentinit e fëmijëve ka të bëjë me dashurinë në përgjithësi.
Duke parë mbrapa dekadat e jetës sime unë mendoj se nuk duhet të habitemi. Mbaj mend të paktën tre herë në të 20-tat e mia që kam gjetur veten duke menduar: “Po sikur t’i jepja Shën Valentinin të gjithë miqve të mi”.
Në fakt jam e eksituar që e festoj Shën Valentin me një fëmijë parashkollor si justifikim për të thyer akullin./ Përkthyer nga Tirananews, marrë nga Washington Post/