Princ Harry dhe dukesha Meghan, çifti mbretërore më i përfolur nga mediat sociale. Martesa e tyre bëri bujë dhe dukesha është komentuar shumë për jetën e saj të mëparshme.
Por duket se durimit të tyre i ka ardhur fundi. Princ Harry është shprehur se Meghan ka hapur proces gjyqësor ndaj tabloidit britanik “The Mail on Sunday”, pasi ka publikuar disa pjesë të letrave personale që Meghan i shkruante të atit për prishjen e marrëdhënieve të tyre.
Në një deklaratë, princi e ka quajtur një fushatë të pamëshirshme kundër Meghan.
“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre ‘forcave të fuqishme’. Vjen një pikë kur e vetmja gjë që mund të bësh është që të qëndrosh pa bërë asgjë ndaj kësaj sjelljeje, sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre. Por ne të gjithë e dimë që kjo është e papranueshme, në asnjë nivel. Ne nuk mund dhe nuk duhet të besojmë se jetojmë në një botë ku nuk ka përgjegjësi për këtë gjë”: shkruan princi.
