Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dikur i mbyllej dera rregullisht në BE”, Rama: Shqipëria sot ka hapur të gjithë kapitujt, në kohë rekord

10:43 / April 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1147 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka arritur një progres të shpejtë në procesin e integrimit europian, duke hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian brenda një periudhe rekord prej 11 muajsh.

Në fjalën e tij, Rama kujtoi se në të kaluarën Shqipërisë i refuzohej vazhdimisht hapja e negociatave, ndërsa sot vendi ka arritur të përmbushë kushtet për të ecur përpara me ritme të shpejta.

Ai e krahasoi këtë rrugëtim me përvojën e emigrantëve shqiptarë në fillimet e tyre jashtë vendit, të cilët përballeshin me refuzim dhe mungesë vlerësimi, por vijonin me këmbëngulje derisa u jepej mundësia.

Sipas Ramës, vendosmëria e Shqipërisë për të mos u dorëzuar dhe për të qenë e përgatitur në momentin e duhur bëri të mundur hapjen e kapitujve më shpejt se çdo vend tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.

“Atëherë Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera e negociatave për anëtarësim ne BE, sot ne i kemi çelur të gjithë kapituj dhe e kemi bërë këtë në kohë rekord për vetëm 11 muaj, sepse njësoj si ju kur ju mbyllej dera në fytyrë nga ato hapat e para në rrugët e botës dhe kur askush nuk kishte kohë, respekt, besim dhe s’kishte as vëmendje për të dëgjuar dhe kuptuar se sa vlenit, por ju këmbëngulnit dhe pasi shkonit në darkë fshinit lotët nga poshtërimi i ditës, riktheheshin në mëngjes për të qenë gati për derën që të hapej, dhe Shqipëria këmbënguli dhe ishte gati kur dera u hap dhe për këtë arsye hapi kapitujt më shpejt se çdo vend tjetër në rrugën e anëtarësimit përpara saj.”, tha kryeministri Edi Rama.

Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe se është më afër se kurrë mundësisë për tu ulur në tryezën europiane.

“Sot preket më sy; më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën europiane si të barabartë”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama;

“Sot preket më sy më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën europiane si të barabartë. Sot kur shqiptarët janë sa brenda edhe kashtë, besoj Shqipëria është në të përpjetën e fundit drejt bashkimit të shumë-ëndërruar me Europën. Ndryshimi më i madh i kësaj dekade edhe falë reformave transformuese. Kemi kaluar në një Shqipëri që përpiqet të përmirësohet. Nga një Shqipëri që përpiqej të pranohej, në një Shqipëri që pranohet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria sot është një vend që ndryshon çdo ditë, dhe në mënyrë të pakthyeshme Shqipëria ecën vetëm përpara. Shqipëria 2030 është përmbyllja e një rrugëtimi që shumë prej jush e kanë jetuar tanimë…Ju e dini çfarë do t thotë të jetosh në sisteme që funksionojnë dhe ku merita ka vend. Përvoja juaj nuk është jashtë të ardhmes së Shqipërisë por është thelbësore për të. Çfarë ju keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm dhe vlen për të kuptuar çfarë Shqipëria ka hequr në kurriz. Pra do të ketë padiskutim zhgënjime, momente kur duket sikur asgjë nuk ia vlen, do ketë edhe momente kur progresi mund të duket i ngadalësuar. Por asnjë rrugë suksesi nuk ndërtohet në momente rehatie, kombet jo e jo. Por duhet thënë që kjo nuk është më një ëndërr e largët”, tha mes të tjerash Rama.

Integrimi kapitujt Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.