Një prej banorëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Ronaldo Sharka, në një intervistë televizive të disa kohëve më parë, ka treguar se është nga Lushnja dhe ka jetuar një fëmijëri të vështirë, për shkak të bullizimeve.
Fëmijët e tjerë në shkollë dyshonin tek orientimi i tij seksual, teksa ndër të tjera ai ka rrëfyer se dëshira e tij më e madhe ishte televizioni dhe gazetaria, një ëndërr tashmë e realizuar. Gjithashtu, ai ka treguar mes emocionesh që për shkak se për të paguar universitetin dhe qiranë është detyruar që gjatë muajve të verës të vilte pjeshka në Greqi.
‘Që unë të paguaja studimet në Universitet, që të paguaja qiranë e shtëpisë në Tiranë, që të jetoja këtej, ka pasur raste që kam punuar në Greqi gjatë periudhës së verës. Punoja në bujqësi, vilja pjeshka” – ka treguar Ronaldo disa kohë më parë në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.

