Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dikur me kamionë dhe gomone, sot edhe me avionë privatë. Shqiptarët bëjnë çmos për të emigruar në Angli

11:25 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PrivateJetDecoder 2021 XO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe është një destinacion shumë i dëshiruar për shqiptarët të cilët duan të emigrojnë jashtë. Deri më sot, shumë shtetas shqiptarë që jetojnë në Angli kanë përdorur metoda nga më të ndryshmet për të shkuar atje, që nga kamioni, gomonet apo forma të tjera te çuditshme e duke arritur madje deri tek avioni privat. Kjo mënyrë e re për të shkelur në tokën britanike është zbuluar së fundmi ku autoritetet kanë konstatuar një rast që shqiptarët po përdorin edhe avionët privatë. Mësohet se ata kalojnë kryesisht nga kalojnë brigjet e Francës për shtetin ishullor me avionë privatë.

Katër shtetas shqiptarë u ndaluan së fundmi nga autoritetet e emigracionit në Britani. Bëhet me dije se akuza është ngritur për pilotin privat, Richard Styles, i cili u akuzua se ka kryer fluturimin e jashtëligjshëm të katër shtetasve shqiptarë drejt vendit ishullor. Mediat britanike raportojnë se fluturimi i jashtëligjshëm është kryer ditën e enjte.

Mes 4 shqiptarëve që u kapën në rrugën drejt Britanisë ishte edhe një 64-vjeçar, ndërkohë që më i riu ishte 21 vjeç si dhe një grua. Styles u kap bashkë me shtetasit shqiptarë, pasi oficerët e Policisë së Northamptonshire, të ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit ndaluan taksinë e tyre teksa po largohej nga fusha ajrore.

“Ne e dimë se kontrabandistët e njerëzve përdorin një sërë metodash për të tentuar të shkelin kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe ne mbetemi aktiv ndaj kërcënimeve. Duke punuar me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar ata. Aviacioni dhe komuniteti lokal mund të luajnë një rol jetik në parandalimin e krimit në kufi dhe nëse punoni në industrinë e aviacionit, jeni një pilot i mprehtë ose jetoni në vend, duhet të raportoni menjëherë çdo aktivitet të pazakontë ose të dyshimtë në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar”, tha shefi Rajonal i Hetimeve të NCA-së, Jacque Beer.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.