Balerina Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar. Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shumë vitesh, ndërsa Klaudia vijon karrierën si balerinë në Itali.
Ndarja ishte shumë e komentuar, nisur dhe nga deklarata e Pepës kur tha se e konsideronte Albin si vëlla.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Klaudia e pyetur për marrëdhënien me Albin, tha se marrëdhëniet janë ftohur. ‘‘S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë. Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.