Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dikur punonjës i Bashkisë, Belind Këlliçi për premtimin e Lulzim Bashës: Trami ishte gomarllik

21:18 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7A3EA1A7 4BA8 4514 9EE8 D944D7E9D903
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi thotë se nuk do të mbajë asnjë kontakt me Lulzim Bashën gjatë fushatës elektorale.

I ftuar në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, Këlliçi theksoi se ndjek model tjetër nga ai i Bashës dhe nuk ka asnjë komunikim me të.

Mirela Milori: Në emër të punës që bëj, kam dëgjuar dhe që do bëhej një tram në Tiranë nga Lulzim Basha, i cili ka qenë kryetar bashkie i forcës politike që ju përfaqësoni tani.

Belind Këlliçi: Është e vërtetë. Nuk ta mohoj.

Mirela Milori: Do kesh sugjerim, këshill, kontakt me Bashën se ka qenë kryetar bashkie dhe ndoshta të ndihmon?

Belind Këlliçi: Jo, të them të vërtetën jo.

Mirela Milori: S’të pëlqen si model?

Belind Këlliçi: Jo, nuk kam asnjë komunikim, asnjë marrëdhënie. Ai është në rrugën e tij. Vij me një tjetër lloj fryme, me një tjetër lloj vizioni, vij për të punuar me qytetarët. Nuk mohoj edhe gjëra të mira që mund të ketë bërë. Se ju përmendni me të vërtetë tramin, por nga ana tjetër atë Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri i ka gjetur gati Erion Veliaj. Edhe Kalanë e Tiranës. Ato që i takojnë, i takojnë, për tramin ka qenë gomarrlik. Por nga ana tjetër keni dëgjuar për të qenë korrekt edhe tren elektrik që ka kopjuar ky zotëria. Unë nuk po premtoj as tren elektrik, as tram, unë po premtoj që autobusët që kemi një shërbim falas dhe nga ana tjetër jo vetëm që ka lekë buxheti i bashkisë për të përballuar subvencionimin e gjithë biletave, por ka mjaftueshëm para për të investuar minimalisht edhe 5 milionë Euro në vit për të modernizuar flotën, për të shtuar numrin e autobusëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

Paketa antidhunë/ Bllokuan qarkullimin gjatë protestës, gjobiten 31 persona

10:30 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.