Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Dilema të rrish apo të ikësh është normale”, Rama: Britanikët kanë emigruar në Australi

12:42 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1 1280x648 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rinjtë e Tropojës, me ata që nuk kanë ikur nga vendi, kryeministri Edi Rama foli për largimet nga vendit gjatë kohëve të fundit. Për të dilema të qëndroj apo të largohem nga vendi është normale në kohën kur lëvizje është e lirë. Po ashtu kryeministri Rama u shpreh edhe se koha kur shqiptarët më shumë do të kthehen sesa do të ikin nuk është e largët.

“E di që jeni në dilemën të rri apo të iki, por kjo është normale, legjitime, në kohën që jetojmë, kur nuk jemi më të mbyllur, mundësia për të lëvizur është aty. Gjithsecili në moshën tuaj është në të drejtën e vet për të kërkuar të çajë malet dhe të arrijë majat. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin dhe duan të provojnë eksperienca të reja, të matin forcat aty ku mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale. Këtë e kanë kaluar të gjithë vendet.

Në intervistën e BBC thash edhe diçka që ata e kishin prerë për arsye kohe, që pas Luftës së Dytë Botërore, britanikët patën një 20-vjeçar të gjatë emigrimi të vazhdueshëm dhe u krijua një komunitet i tërë britanikësh në Australi, një komunitet që arrin në 10 milionë njerëz, po kështu në Amerikë, po kështu edhe migrimi brenda vendit. Kjo është normale.

Nga ana tjetër, unë kam ardhur në Tropojë prej vitesh dhe sot është një realitet krejtësisht tjetër. Nuk ka lidhje me atë që ka qenë kur unë kam ardhur për herë të parë. Tani sheh që këtu ka jetë, këtu ka shpresë. Askujt nuk do t’i thosha që këtu është më mirë. Varet se çfarë mund të bësh këtu e çfarë mund të bësh atje”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.