Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i bëri thirrje Perëndimit përmes gazetës Telegraph për të ndihmuar vendin e tij, i cili pritet të përballet me armikun më të vështirë, dimrin e ftohtë.
Ish-kampioni botëror i boksit u kërkoi urgjentisht aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë batanije dhe gjeneratorë për të mbajtur ngrohtë bashkatdhetarët e tij.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë një sfidë e madhe për ne”, tha kryebashkiaku 51-vjeçar i Kievit , duke theksuar se rritja e sulmeve ruse ndaj termocentraleve do ta sjellë Ukrainën në prag të një krize të re humanitare.
