TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqiptari kapet gjatë tentativës për të trafikuar breshkë drejt Italisë

19:38 / September 21, 2023

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset shoferi

19:10 / September 21, 2023

Humbi jetën në aksident, mësuesit prekin me ngushëllimin për kolegen e tyre: Djali do rritet pa ty, ike në krahët e vdekjes

19:07 / September 21, 2023

Nga 1 janari 2024, taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%

19:03 / September 21, 2023

U tha se do të ishte pjesë e jurisë së “DWTS”, reagon Olta Gixhari

18:53 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Dimërimi i bletëve, masat që merren…

23:00 / January 11, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Masat për dimërimin e mirë të bletëve merren shumë kohë para se të fillojë dimri, dhe pikërisht që në kohën e kullotës. Në këtë periudhë sigurohen rezervat e nevojshme ushqimore, ndërsa më vonë, në fillim të vjeshtës, merren masa që bletët të rritin një sasi sa më të madhe bletësh të reja.

Dimërimi i bletëve do të kalojë mirë atëherë kur:

a) në familje ka një sasi të madhe bletësh të reja, të rritura në shtator

b) në hoje ka një sasi të mjaftueshme ushqimi të një cilësie të mire

c) foletë e tyre janë të ngushtuara në përputhje me forcën e familjeve

d) zgjojet janë të mbrojtura nga erërat e forta dhe bletëve u sigurohet qetësi e plotë

Përgatitja përfundimtare e bletëve për dimërim.

Me ftohjen e kohës, mëmat e bletëve fillojnë të pakësojnë pjelljen e vezëve, si rezultat i së cilës pakësohet edhe sasia e larvave nëpër hoje. Kontrolli i dytë i vjeshtës, që është dhe kontrolli i fundit për këtë sezon bëhet kur nga hojet ka dalë pjesa më e madhe e bletëve të reja, dhe vetëm në 1-2 korniza të mesit të zgjoit kanë mbetur pak larva të vulosura. Në zonat e ulëta të vendit tonit ky kontroll duhet bërë nga mesi i muajit tetor ose nga fundi i tij; në bregdetin jugor pak më vonë, kurse në zonat malore pak më përpara. Qëllimi i këtij kontrolli është përgatitja përfundimtare e bletëve për dimërim, prandaj, në kohen e kryerjes së tij, në radhë të parë, shikohet që familja të ketë meme, pastaj hiqen nga zgjoi kornizat me hoje të vjetra dhe ato me pak mjaltë, plotesohen rezervat ushqimore me korniza, që janë të mbushura me mjaltë dhe të vulosura jo me pak se gjysma (te pergatitura që në kohen e kullotës); ne zgjua lihen aq korniza sa të mbulohen nga bletët. Përjashtim bejne vetem tamiljet që kane mbi 6-7 korniza me mizë, te cilave u lihen të gjitha kornizat, por në ketë rast ato duhet te jenë të mbushura secila me mjaltë dhe të vulosura jo me pak se gjysma.

Gjate përgatitjes përfundimtare mund te kete edhe korniza me pak mjaltë, por që janë ende të zëna me larva; ato nuk hiqen menjëherë nga zgjoi, por vendosen perkohesisht në anën e tolesë. Hiqen vetëm pas daljes së larvave dhe ruhen për t’u perdorur ne pranvere për plotësimin e rezervave ushqimore të bletëve. Gjatë pergatitjes së bletëve për dimërim në zgjoje duhet të sigurohet edhe «bukë» (gjithsej, si sipërfaqe, jo më pak se një kornizë).

Në familjet e bletëve që kanë deri 6 korniza mizë, pas heqjes se kornizave të pambuluara nga bletët, vihet dërrasa ndarëse dhe në hapësirën që formohet ndërmjet derrasës ndarëse dhe murit të zgjoit vendoset ndonje jastëk i mbushur me bar ose kashtë. Mbyllen dyert e mëdha te zgjojeve dhe lihen të hapura vetëm të voglat.

Në zonat malore të vendit tonë, për të ruajtur bletët nga të ftohtit këshillohet mbështjellja e zgjojeve me letërkatrama, duke lënë të hapur vetëm deren. Në këto zona, para se të fillojë dëbora, zgjojet mbulohen mirë me kashtë, gjethe dhe dega pemësh, në mënyrë që ajo të mos bjerë drejtpërdrejt mbi to; pas rënies së dëborës, sipër dhe anash zgjojeve krijohet një shtresë dëbore, e cila e ruan mirë nga të ftohtit familjen gjatë dimrit.

Pas përgatitjes përfundimtare për dimërim. familjet nuk duhen shqetësuar më, por të merren të giitha masat që t’u krijohet qetësi e plotë për periudhën e dimrit.

Përgatitja e nukleuseve për dimërim.

Në cdo park, për dimër lihen mëma rezervë në nukleuse. duke llogaritur një nukleus për cdo dhjetë familie bletësh. Mëmat e ruajtura ne nukleuse nevojiten në pranverë për të zëvendësuar mëmat e humbura gjatë dimrit ose për të zëvendësuar mëmat jo të mira. Nganjëherë mëmat rezervë në nukleuse lihen për dimër vetëm me qëllim që të shfrytëzohen në pranverë me cilësinë e mëmave ndihmëse.

Përgatitja përfundimtare e nukleuseve për dimërim bëhet po në ato afate si për familiet e tjera të barkut. Në këtë kohë bletët e nukleuseve duhet të mbulojnë plotësisht të tri kornizat dhe të kenë 5-6 kg mialtë. Në zonën e ngrohtë të vendit tonë, mund të futen për dimër edhe nukleuse me dv korniza, duke i vendosur ato në një zgjua të ndarë në 4 pjesë, me derë e tavan më vete. Në qoftë se në më zgjua të tillë me nukleuse dyshemeja është zëvendësuar me kompensatë ose me rrjetë teli, dhe për dimër ai vendoset në formë të katit të dytë mbi një familie të fuqishme. atëherë bletët e nukleuseve do të harxhojnë shumë më pak ushqim dhe kushtet e dimërimit të tyre do të jenë shumë më të mira.

bletet mjalti ushqimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Nga 1 janari 2024, taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%

19:03 / September 21, 2023

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj 

18:38 / September 21, 2023

Zbardhet udhëzimi për tatimin mbi të ardhurat/ Nga 1 janari 2024, tatim progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit

15:20 / September 21, 2023

Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%

18:08 / September 20, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shqiptari kapet gjatë tentativës për të trafikuar breshkë drejt Italisë

19:38 / September 21, 2023

Humbi jetën në aksident, mësuesit prekin me ngushëllimin për kolegen e tyre: Djali do rritet pa ty, ike në krahët e vdekjes

19:07 / September 21, 2023

Si u ndoqën dy bosët shqiptarë në Kolumbi, gabimi që i nxorri zbuluar në “Samitin” e drogës në Bogota

17:42 / September 21, 2023

Dumani debat me “Krymin”: Vë dorën në ‘Kuran’ dhe betohem që në vrasje…

17:29 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Shqiptari kapet gjatë tentativës për të trafikuar breshkë drejt Italisë

19:38 / September 21, 2023

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset shoferi

19:10 / September 21, 2023

Humbi jetën në aksident, mësuesit prekin me ngushëllimin për kolegen e tyre: Djali do rritet pa ty, ike në krahët e vdekjes

19:07 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.