Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dimitris Mavros: Pse +80 mandate janë mesazh i rrezikshëm për Ramën

22:01 / May 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros, ka komentuar mbi rezultatet e zgjedhjeve dhe ka ofruar një analizë të përgjithshme për pritshmëritë e tij lidhur me zhvillimet politike në vend. Ai e cilëson rezultatin aktual si një “triumf” të Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ky rezultat pasqyron mbështetje të madhe për liderin socialist.

Mavros theksoi se fitore e Ramës është e qartë, por në të njëjtën kohë, duhet analizuar më thellë numri i përgjithshëm i votuesve dhe ndikimi i mungesës së pjesëmarrësve ose abstenimeve. Ai nënvizoi se kjo është një çështje e rëndësishme që ndikon në rezultatin përfundimtar,” tha ai.

Sipas tij, Shqipëria jugore ka pasur një përqindje të lartë të abstenimit, ndërsa rajonet e tjera si Elbasani dhe Durrësi tregojnë një pjesëmarrje më të ulët, gjë që kërkon më shumë analizë për të kuptuar shkaqet.

“Kemi një trumf të Ramës. E  dyta duhet të diskutojmë lidhur me numrin  e përgjithshëm të votuesve, këtu përfshihen edhe nivelet e mungesës së votuesve apo abstenimeve. Tjetër çështje është se cfarë lloj pritshmërie dalin tashmë për këtë qeveri të re edhe për partitë e vogla, tani topi është në fushën e partive të vogla dhe PD-së.

Ka vende në Fier ku fitorja është shumë e madhe dhe është një nën triumf, duhet analizuar se cfarë ndodh në këto rajone.

Shqipëria qendrore si Elbasani dhe Durrësi tregojnë numrin më të ulët të votuesve në pjesëmarrje, pse reagohet në këtë mënyrë, ndërsa me Tiranën nuk ndodh kjo.

Shqipëria jugore ka një përqindje të lartë të mungesës së numrit të votuesve. Tjetra që lidhet me përpjeket e ramës është dallimi mes dy partive. Kishim një zhvillim të përqindjeve lidhur me ramën që ngjiteshin dhe kishim ndjesinë që ai do të dilte mbi 50% , ndoshta dhe më lart.

Tjetra është se ka disa pyetje në gjetjet tona që tregonin se përqindjet e ramës duhet të shkonin në nivele të larta”, tha ai.

Mavros gjithashtu komentoi mbi strukturën e mbështetjes për Partinë Socialiste, duke thënë se, “Popullariteti i Ramës ishte 52.4%, ndërsa qëllimi për votimin për PS ishte 51.1%. Ky është një rezultat i lartë që tregon se struktura është aty dhe i japin triumf Ramës.”

Megjithatë, ai theksoi se ky rezultat mund të krijojë presion të madh për qeverinë e re. “Ky është mesazhi i rrezikshëm për Ramën,” theksoi Mavros. “Votuesit kanë bërë detyrën e tyre, tani është radha e Ramës që të përmbushë pritshmëritë e tyre. Për katër vitet e ardhshme, njerëzit do të kenë kërkesa dhe pritshmëri të menjëhershme,” përfundoi ai.

80 mandate mavros mesazh Rama rrezikshem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.