Moti i paqëndrueshëm në vendin tonë ka sjellë temperatura të ulëta dhe reshje shiu e dëbore në disa zona. Pas Korçës, reshje dëbore ka patur edhe në në Librazhd ku në zonat e Sopotit, Stravajt, Stëblevës dhe Qarrishtës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm.
Megjithatë, mësohet se akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në disa segmente të Librazhd-Murrash-Pishkash-Qafë Thanë dhe Librazhd-Stëblevë, ka pasur prani inertesh.
Ndërkaq, në segmentin Steblevë-Klenjë ka pasur prani dëbore deri në 15-20 cm trashësi.
