Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Diplomati Çejku/ Prisja që Rama të tërhiqte padinë ndaj Haradinaj si mesazh pajtimi

00:00 / June 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diplomati, Arben Çejku, e gjen të pavend kërkesën e llogarisë ndaj Hagës të kryeministrit Rama kur ai vetë ka paditur një ish-luftëtar të UÇK. Ndaj, thotë ai në Rtv Ora, Rama duket të njoftonte nga foltorja tërheqjen e padisë si një mesazh inkurajues dhe pajtimi pas situatës që po kalon Kosova me ngritjen e aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

Çejku nënvizoi se: “Faktet flasin se Shqipëria nuk ka arritur të luajë ndonjë rol. Më vjen keq që kohëve të fundit ka ndikuar që të kemi një keqkuptim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pse ka ndodhur kjo me Hashim Thaçin ne nuk mund ti vëmë fshesën dhe të harrojmë të gjitha problematikat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nesër do të ketë një përditshmëri tjetër përsëri.Kemi shumë probleme për të zgjdhur mes nesh. Prisja sot që Rama të thoshte që i inkurajuar edhe nga ajo që po ndodh me liderët e Kosovs dhe ish-luftëtarët e UÇK, ai e përmendi Ramush Haradinajn dhe familjen e tij, mund të thoshte që e tërheq akuzën që kam depozituar në Prishtinë për të kërkuar falje dhe për të inkurajuar një pajtim. Shqipëria duhet të jetë më e përgjegjshme dhe të heqë dorë nga paternalizmat e padobishme.”

Shefi i qeverisë Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se Haradinaj është shembulli i gjallë i drejtuesit të UÇK që mungesa e drejtësisë i sakatoi jetën dhe askush nuk mban përgjegjësi. Teksa renditi të gjitha proceset e tij gjyqësore, prej të cilave ka dalë kudo i fituar, ai foli edhe për vizitën e tij në shtëpinë e Haradinaj ndërsa ky ishte në Hagë kur tha se i la fëmijët në djep dhe i gjeti “burra”.

Rama foli me superlativa për kontributin që ka dhënë familja Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u shprehur se Hilmi Haradinaj i ka dhënë më shumë djem luftës sesa janë krijuar parti politike në Kosovë.

cejku haradinajt padine Rama terhiqte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.