Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa ndryshime në vaktin e parë të ditës, do t’ju ndihmojnë të bini në peshë

18:55 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mengjesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur.

Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor.

Disa studime kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të suksesshme.

Më shumë fibra

Fibra ju ngop. Mjafton ta nisni ditën duke konsumuar të paktën 10 gramë fibër.

Këtë sasi mund ta përfitoni duke konsumuar fruta pylli dhe fara lini.

Probiotikë

Probiotikët përmirësojnë situatën në stomak, shëndetin mendor dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Ushqimet e fermentuara përmbajnë sasi të mëdha probiotikësh por nëse nuk ju pëlqejnë ato mund të kombinoni kosin me rrush, mjaltë dhe limon.

Proteina

Sipas të dhënave të mjaftojnë 35 gramë proteinë në ditë për të përmirësuar ndjesinë e ngopjes që zgjat për shumë kohë.

Omletën e mëngjesit mund ta kombinoni me pak perime të gjelbra bishtajore, një burim i pasur proteine.

Ujë me limon

Uji me limon ka doza të mjaftueshme të vitaminës C.

Kjo vitaminë që mund të merret në mëngjes bashkë me një ushqim të pasur me proteina ndihmon në përthithjen e hekurit.

Largs sheqerit

Në mëngjes përpiquni të mos konsumoni sheqer sepse minon përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.

Hani mëngjes ulur

Në mëngjes, njerëzit nxitojnë gjithnjë e më shumë.

Por idealja është që mëngjesin ta hani ulur dhe jo shkallëve me kafshata të mundimshme.

Përqëndrimi dhe vëmendja ndaj ushqimit nënkupton një ngrënie më të pakët, më shumë kënaqësi dhe ngopje.

Më shumë perime

Sipas të dhënave te AgroËeb.org, gjatë ditës, njeriu duhet të konsumojë 8-10 racione frutash dhe perimesh.

Mund të përgatisni një omletë të shëndetshme me perime, brokoli, etj, ose një lëng me bazë spinaqi dhe kështu mund të përfitoni doza të shëndetshme vitaminash dhe mineralesh.

Yndyrna të shëndetshme

Avokado dhe ullinjtë janë pjesë e pandashme e një regjimi ushqimor mesdhetar.

Arrat gjithashtu janë një element i rëndësishëm që ndihmon në rënien në peshë.

Lëvizni

Synoni të ecni më shumë se 15 minuta në ditë në mënyrë që ta vini sistemin tretës në punë dhe të shijoni arritjen e një peshe të shëndetshme trupore./AgroËeb.org

Mengjesi peshe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.