Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa nga perimet që mund të mbillni në dimër

21:19 / January 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Perimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Perimet e dimrit janë një mënyrë ideale për tu marrë me kopshtari, pavarësisht temperaturave të ftohta.

Mbjellja e perimeve të caktuara në këtë stinë është plot fitim jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe kohën e lirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për perimet më të mira që mund të mbillni në dimër.

Qepët

Qepët janë ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore.

Qepët, qepujkat dhe hudhrat mund t’i mbillni që në fillim të dimrit dhe do të jenë gati verën tjetër.

Këtu do të mësoni për mënyrën e thjeshtë se si mbillen qepët në shtëpi.

Qepët e njoma janë gjithashtu një perime që mund ta mbillni në dimër por ta keni gati në pranverë.

Qepët njihen si antibiotikë të fortë natyralë, sepse janë të pasur me sulfur.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, falë kësaj substance dhe jo vetëm, qepët kanë aftësinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të luftojnë shumë sëmundje kronike.

Qepët përdoren gjërësisht edhe kundër kollës, të ftohurës, bronshitit, infeksioneve dhe për forcimin e imunitetit.

Spinaqi

Spinaqi është një nga barishtet më të kërkuara dhe më të përdorura nga konsumatorët.

Për vetë kërkesën e madhe të tregut gjatë gjithë periudhave të vitit, spinaqi ka filluar të kultivohet edhe në mjediset e mbrojtura.

Atë mund ta rrisni lehtë në shtëpi.

Ai mund të mbillet në fund të vjeshtës dhe të nxjerrë prodhimin e parë në verë.

Kur të jetë gati, sigurohuni që të hiqni lulet.

Këtu do të mësoni për mënyrën e thjeshtë se si mbillet spinaqi në shtëpi.

Karrotat

Karrotat janë ndër perimet më të shëndetshme e të shijshme, me të cilat mund të kombinosh një larmishmëri recetash, nga supat e gjellët tek kekët e ëmbëlsirat.

Por teksa mundoheni të zgjidhni më të freskëtat në treg përse të mos i mbillni vet në shtëpinë tuaj.

Në varësi të llojit, ju mund t’i mbillni karrotat që në fillim të Nëntorit e deri në Korrik.

Ato mund t’i mbillni në vazo dhe t’i mbani në shtëpi.

Këtu do të mësoni për mënyrën e thjeshtë se si mbillen karrotat në shtëpi.AgroWeb/

Perimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.