Nga Agron Malaj
Përfaqësueses së demokratëve në Kuvend që mendon se mund të bëjë politikë duke njollosur kundërshtarët, po i drejtoj disa pyetje të thjeshta.
A mund të quhet përfaqësuese e matjanëve një deputete që nuk është zgjedhur me votat e tyre por me votat e kandidatëve të tjerë të listës së PD-së?
Po çfarë nevojë kishte deputetja të kandidonte në siglën e Partisë së Legalitetit?
Bashkëjetuesi juaj a ka ndonjë procedim penal për armbajtje pa leje?
Po për prostitucion?
Po për vjedhje, grabitje, plagosje a ka ndonjë procedim penal bashkëjetuesi juaj?
A e mori statusin “ish-bashkëshort” babai i fëmijës tuaj për shkak të ligjit të dekriminalizimit ndonëse sot e kësaj dite vijon të jetë bashkëjetuesi juaj?
Këto janë disa pyetje të thjeshta për të cilat matjanët i dinë përgjigjet shumë mirë, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos ju votojnë në cdo palë zgjedhje.
Këto përgjigje janë arsyeja që shkuat në kuvend me votat e kandidatëve të tjerë.

