Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa rituale bukurie që mund t’i zbatoni shumë mirë në këto ditë izolimi

18:36 / April 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maska 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qëndrimi në shtëpi na ka dhuruar atë që e kemi kërkuar gjithmonë me ngulm: kohën e lirë. Përpos punëve të tjera që na angazhojnë gjatë ditës, një pjesë e pandashme e përditshmërisë duhet të jetë edhe kujdesi ndaj vetes. Një hap i rëndësishëm, që do të reduktojë stresin dhe do të na ndihmojë ta kalojmë ditën ndryshe. Vajzat shpesh ankohen se nuk gjejnë orë mjaftueshëm për t’i dhuruar lëkurës dhe flokëve kujdesin e nevojshëm. Epo, tani nuk ka më justifikime!

Çka vlen të renditet e para është hidratimi i fytyrës. Mund të dispononi kremin apostafat për të realizuar këtë proçes, por ajo që do të ndihmonte edhe më shumë është maska hudratuese e fytyrës. Në rast se nuk preferoni ta përdorni të gatshme, provoni të përzieni gjysmë avokadon e shtypur, me një lugë çaji kos, një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë kafeje mjalt: përdoreni dy herë në javë dhe lëkura do t’ju falenderojë.

Nëse prej kohësh e keni blerë maskën për zonën e syve dhe nuk keni patur kohë ta përdorni, momenti është tani. Për ato vajza që i qendrojnë besnike natyrales, provoni të përzieni një lugë çaji vaj bajame dhe mjalt (masë e njejtë) dhe aplikojeni në pjesën rreth syve. Mbajeni për sa kohë të dëshironi, pasi kjo maskë do të hidratojë dhe do të shmangë rrathët e zinj që na bezdisin kaq shumë (sidomos kur ndjejmë lodhje).

Mos e neglizhoni scrub-in! Përdoreni çdo ditë nëse vuani nga aknet apo pikat e zeza ose rreth 4-5 herë në javë. Pastrim dhe shkëlqim, kaq kishim. Një lugë çaji sheqer, gjysmë lugë kafeje ujë dhe një lugë kafeje vaj do të kishte funksion të njejtë.

Nëse e dispononi çdo element të një rituali të rregullt për mirëmbajtjen e fytyrës, atëherë nuk duhet të humbisni këto tre hapa para gjumit:

Pastrimin e fytyrës me locionin përkatës

Aplikimin e serumit sipas llojit të lëkurës

Përdorimin e masazhuesit të fytyrës për disa minuta

Nëse keni probleme me qerpikët, ky është momenti ideal të përdorni rregullisht serumin e qerpikëve. Pas ditëve të izolimit, do ta bëni vetë diferencën!

Mos harroni buzët: hidratimi i tyre, në një kohë kur buzëkuqët apo shkëlqyesit përdoren shumë rrallë ose nuk aplikohen fare, gjeni rastin të vendosni balsam. Nëse kërkoni diçka natyrale, përzieni një lugë kafeje mjalt me dy lugë kafeje sheqer. Aplikojeni masën në buzë dhe pas 10 minutash pastrojeni me pambuk të lagur me ujë.

Gjysmë avokado, një vezë dhe një lugë gjelle vaj ulliri do të ndihmojnë në rritjen e flokëve të shëndetshëm. Aplikimi tre herë në javë do të bëjë që flokët të shkëlqejnë edhe pas një kohe të gjatë shkëputje nga estetistja.

Dhe nëse nuk ju kishte shkuar mendja, gjithë këto javë pa veshur këpucë për orë me radhë ju japin mundësinë të kujdeseni për këmbët. Ju mjafton një krem i thjeshtë (aq më mirë nëse dispononi një apostafat) për të masazhuar dhe hidratuar këmbët. Karantina është rasti ideal për këtë proçes

rituale bukurie
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

10:09 / August 21, 2026

Situata me zjarret/ 20 vatra në 24 orë në Shqipëri, 9 vijojnë aktive, 235 forca në terren

10:03 / August 21, 2026

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.