Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa truke që parfumi të rezistojë më gjatë

14:43 / November 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parfum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shumë njerëz parfumet janë shumë të rëndësishme. Për femrat parfumi është një ndër produktet që nuk mungon asnjëherë në çantë. Aroma e parfumit është e parezistueshme dhe të gjithë dëshirojnë që era e tij të zgjasë për gjithë ditën. Ndodh që edhe pse shpenzojmë shuma të mëdha parash, aroma zhduket pas disa orësh. Kjo nuk ndodh për faj të cilësisë së parfumit por për shkak të mënyrës së gabuar që e hedhim. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si një parfum do rezistojë më tepër, i shtrenjtë apo i lirë:

Aplikojeni në lëkurë dhe jo në rroba

Ky është rregulli kryesor për parfumet, në mënyrë që të nuhasni aromën e vërtetë që ai ka. Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë.

Nuk duhet t’i mbani afër shishet e parfumeve me aroma të ndryshme

Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni t’i keni të gjithë në të njëjtën aromë sepse përndryshe secilit do i ikë aroma fillestare. Ose nëse kanë aromë të ndryshme, atëherë sigurohuni që të jenë në largësi nga njëri-tjetri.

Zgjidhni aromën e parfumit sipas stinës

Duhet të keni parasysh se jo çdo lloj arome përdoret në çdo kohë. Duhet të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të përdorni erëra të lehta. Gjatë stinës së dimrit ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.

Mos fërkoni duart kur hidhni parfum

Një nga gabimet që bëjmë shpesh është  fërkimi i duarve pasi hedhim parfum. Duke bërë këtë veprim, ju shkatërroni molekulat e parfumit, prandaj nëse dëshironi të nuhasni vërtet parfumin tuaj mos e bëni më.

Në cilat pjesë duhet të aplikoni parfumin

Zona pas veshëve, kyçeve të dorës, te bërryli, në flokë dhe në qafë janë të gjitha pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin që ai mos të shkojë dëm. Enët e gjakut në këto zona janë afër sipërfaqes së lëkurës, dhe temperatura do të ndihmojnë që era të përhapet më lehtë.

parfumi rezistojë tirananews.al truke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.