TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Disiplina gjobit Kukësin, drejtësia sportive publikon vendimet e fundit

20:24 / April 27, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni i  Disiplinës ka publikuar pak më parë të gjitha vendimet e marra për gjtihçka ka ndodhur në fundjavë, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

Në Abissnet Superiore është ndëshkuar një skuadër. Bëhet fjalë për Kukësin, me klubin verilindor që është gjobitur me 50.000 lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Ndëshkimet e tjera i përkasin kategorive më të ulëta. Gjithsej, në total janë 16 vendime, të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.

VENDIMET:

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008.

FC Internacional Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Klosi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Renaldo Baba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i SHS Albpetrol, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i A.F. Luftëtari, Aboubacar Soumah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Tirana B U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Klosi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i Albanët U-15, Alban Miftari, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Donbosko AK- U-15, Oltijon Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Finalja e Conference League, Artan Hoxha reagon ndaj masave të marra: Zhdukën shqiptarët, iu mohua aksesi

22:25 / May 26, 2022

Skiatorja italiane Lara Colturi do të garojë me flamurin shqiptar

22:01 / May 26, 2022

Në Itali e bëjnë të kryer, futbollisti i Romës zgjedh Interin

21:56 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.