Dita Arbëreshe dhe Samiti i 3-të të Diasporës do të mbledhë në Tiranë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian, të cilët do të marrin pjesë në, i cili do të zhvillohet më 22 dhe 23 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani thotë se kjo do të jetë një pikëtakimi për bashkatdhetarët nga çdo cep i botës për të diskutuar për çështje që prekin gjithë diasporën.
“Mirëmëngjesi nga Tirana, ku jemi gati për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e 3-të të Diasporës! Një pikëtakimi me bashkatdhetarët tanë nga çdo cep i botës si një vlerë dhe pasuri të kombit. Do të jemi bashkë këto dy ditë, për të diskutuar dhe kontribuar në çështjet më të rëndësishme që na prekin të gjithëve ne”, shkruan Hasani.
Për Ditën Arbëreshe do të mblidhen në kryeqytet përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues e historianë. Është planifikuar që diskutimet të nisin në mëngjes e më pas sesioni plenar në orën 16:00. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të mbajë fjalën e hapjes për t’u pasuar me mesazhet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrit Edi Rama.
Për Samitin e Diasporës do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.
Si edhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv.kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.