Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve

22:19 / May 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shypit, ku bëhet thirrje për të drejtat që lidhen me gazetarët dhe ndjekësit.

Për këtë ditë të rëndësishme, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, doli në një video mesazh ku bëri thirrje për ndalimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.

“Në këtë dhe çdo Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, bota duhet të flasë me një zë. Ndaloni kërcënimet dhe sulmet. Ndaloni arrestimin dhe burgosjen e gazetarëve për kryerjen e punës së tyre. Ndaloni gënjeshtrat dhe dezinformatat. Teksa gazetarët mbrojnë të vërtetën, bota qëndron me ta. Kjo ditë nxjerr në pah një të vërtetë themelore: e gjithë liria jonë varet nga liria e shtypit”, tha Antonio Guterres – Sekretar i OKB-së.

Guterres vuri sërish në fokus problematikat që po përballet liria e medias dhe shtypit, që sipas tij përfaqëson të drejtat e njeriut.

“Liria e shtypit është themeli i demokracisë dhe drejtësisë. Ajo na jep të gjithëve faktet që na duhen për të formuar opinione dhe për t’i thënë të vërtetën pushtetit. Dhe siç na kujton tema e këtij viti, liria e shtypit përfaqëson vetë gjakun e të drejtave të njeriut. Por në çdo cep të botës, liria shtypi është nën sulm. Rritja e përqendrimit të industrisë së medias në duart e disave, kolapsi financiar i shumë organizatave të pavarura të lajmeve dhe një rritje e ligjeve dhe rregulloreve kombëtare që mbytin gazetarët, po zgjerojnë më tej censurën dhe po kërcënojnë lirinë e shprehjes”, u shpreh ai.

UNESCO priti 30 vjetorin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ata mbajtën konferencë ku diskutuan disa nga çështjet kryesore.

dita boterore okb shtypi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.