Vijon ende beteja me flakët në masivin pyjor të Pishporos në Fier, ku forcat operacionale janë duke punuar për vënien nën kontroll të tyre.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndodhet në vendin e ngjarjes duke monitoruar nga afër situatën e zjarreve. Ai e ka konsideruar vatrën e zjarrit si një ndër kaotiket me të cilat autoritetet janë përballur.
“Ne do të jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete, dhe logjistikë deri në eliminimin e plotë të zjarrit, i cili ka përshkruar një sipërfaqe të madhe në këtë masiv pyjor”, thekoi ai.