Princi William ndau këtë të diel një fotografi në të cilën është ai fëmijë me babain e tij, Mbretin Charles III, për të festuar Ditën e Babait në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.
Trashëgimtari i fronit britanik postoi imazhin në X dhe shkroi: “Gëzuar ditën e babait!”.
Në foto William dhe Princi i atëhershëm i Uellsit duken ndërsa janë duke u argëtuar jashtë dhe në këmbët e mbretit Charles është një top.
Fëmijët e William, George, Charlotte dhe Louis, ndanë gjithashtu një homazh për babain e tyre në llogarinë e prindërve të tyre në Instagram që përfshinte një fotografi të katër prej tyre në plazh.
“Ne të duam, baba. Gëzuar ditën e babait. G, C & L”, thuhej në mesazhin nga Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.