Dita e Çlirimit e gjeti vendin mes dhimbjes dhe rrënimit e homazhet në këtë ditë janë jo vetëm për 28 mijë dëshmorët që dhanë jetën për vendin po dhe për viktimat e tragjedisë që gjunjëzoi vendin.
Matjanët gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ngushëlluan familjet e dëmrmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe uruan shërim të shpejtë qindra të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Prej tri ditësh banorët e Matit kanë patur një humanizëm shembullor për të ndihmuar me gjithçka zonat e prekura nga tërmeti.