Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dita e Diasporës, Nikolla: Flukset e emigrantëve, të mos rikthejnë paragjykimet mbi emigracionin

13:21 / December 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lindita Nikolla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë, por thekson edhe se flukset e emigrantëve në rajon, të mos rikthejnë paragjykimet. “Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar”.

Shkrimi i plotë

Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është një ditë reflektimi e vlerësimi për kontributin e emigrantëve shqiptarë, si për vendet pritëse, ashtu edhe për Shqipërinë. Në shtetet ku janë vendosur, vëllezërit e motrat tanë emigrantë, punojnë e jetojnë me dinjitet, duke kontribuar në ekonominë, sistemin e mirëqenies, shoqërinë dhe kulturën e vendeve pritëse. Diaspora shqiptare, e hershme dhe e re, është pjesë vitale e ekonomive, shoqërive, kulturave, shkencës, jetës intelektuale e publike në vendet pritëse.

Kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Pas viteve të vështira të krizave dhe pandemisë në shumicën e vendeve pritëse, në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, emigrantët dërguan në Shqipëri 761 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009. Potencialet, vlerat dhe emancipimi i saj shoqëror e politik është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Luftrat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar.

Pres me kënaqësi të bisedoj nesër me Këshillin Koordinues të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, përfaqësues i shquar i Diasporës shqiptare në ShBA.

lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.