Ministrat, drejtuesit politikë socialistë, kryetarja e Kuvendit, krerët e komisioneve parlamentare dhe drejtorët e drejtorive më të mëdha në vend vijojnë sot mbledhjen dy ditore te nisur dje ne Shëngjin.
Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ku ministrat raportojnë për punën gjatë një viti dhe pritshmëritë në vijim për dikasteret e drejtuara prej tyre.
Gjatë ditës së djeshme ka qenë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari para të pranishmëve për vendimet e qeverisë dhe sfidat me të cilat do të përballet maxhoranca socialiste.
Puna në legjislativ dhe angazhimi maksimal i deputeteve socialiste ka qenë porosia e kreut të ekzekutivit. Rama është kujdesur të qetësojë socialistët duke ju thënë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, vetëm një muaj pasi i “kërcënoi” me këtë tezë.
