Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër

12:38 / May 9, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2874
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbahet këtë të shtunë, 9 maj, eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Shqipëria, theksoi Rama, e sheh Bashkimin Europian si garanci dhe tokë të premtuar, ndryshe nga ata që e perceptojnë si një perimetër ku nuk merr frymë lirisht.

“Ka diçka shëmbëllyese në faktin që Dita e Europës në Shqipëri hapet si një sipar i një jave të gjatë kulturore dhe aspak rastësisht mes njerëzve që e shohin botën jo vetëm siç është, por edhe siç mund të jetë. Në fund të fundit, vetë Europa ka lindur pikërisht nga një akt i fuqishëm imagjinate dhe aftësie për të besuar se deri edhe pas luftërave më gjakatare dhe maleve më të pakapërcyeshme të ngritura me viktima mes kombeve, mund të ketë jo thjesht shpresë, por ardhmëri të përbashkët, në paqe”, deklaroi kryeministri.

“Është një kohë e vranët siç është dita sot ku tundimi për t’u mbyllur brenda mureve të shtëpisë është i fortë dhe që rrit pasigurinë e kur dielli duket sikur s’ka ndërmend të rikthehet, por kjo është njëkohësisht koha kur më shumë se sa asnjëherë libri i historisë së Europës është aty për t’ju ardhur në ndihmë kujtdo që do të kuptojë në radhë të parë se çfarë nuk duhet bërë. Mbyllja brenda mureve, frika dhe pesimizmi, humbja e besimit tek projekti madhështor i Europës së bashkuar dhe vlerat themeltare të saj, ndjellin keq jo thjesht për Europën apo BE-në, por për çdo popull dhe shtet europian nesër.

Për ne, Europa mbetet ajo që ka qenë kur nuk ishte dot e arritshme, përveçse përmes atyre valëve të dobëta që antenat ilegale sillnin në ekranet bardh e zi. Europa mbetet për në një ëndërr, tokë e premtuar, amanet i patjetërsueshëm kombëtar dhe mision politik, jo se ne jemi naivë, as se ne kemi iluzione, por sepse ne e ndjejmë deri në palcë vlerën e paçmuar të Europës, të të qenurit europian dhe nga ana tjetër të të pasurit mundësinë e të jetuarit në BE”, shtoi më tej.

Rrugëtimin drejt familjes europiane e cilësoi “pa kthim”.

“Është një majë që shihet me sy dhe ne jemi në hapat e fundit të një historie që zgjat me shekuj për t’u ankoruar përfundimisht aty ku kemi vendin dhe ku e kanë ëndërruar Shqipërinë rilindasit tanë”, përfundoi numri një i kabinetit qeveritar.

“Ka shumë aludime se integrimi ka mbetur në vendnumëro? Po me IBAR-in çfarë po ndodh?”, ishte pyetja e gazetares së Klan News, Greta Bullari.

“Së pari, grupi i punës përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, pra një grup diplomatësh. Komisioni Europian, në fakt, e ka dorëzuar raportin e njohur si IBAR, ku vlerësohet nëse Shqipëria ka përmbushur piketat e përkohshme, në mënyrë që të kalohet në fazën tjetër. Raporti ka bërë një vlerësim pozitiv; tashmë janë shtetet anëtare ato që do ta diskutojnë. Nuk hidhet në votim, sepse kjo është e drejta e Komisionit. Kapitulli i Themeloreve është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet. Është një diskutim që kërkon mendimin e të gjitha shteteve anëtare”, ishte përgjigja e ambasadorit Gonzato.

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaroi:

Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimi Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë. Fazë pas faze, kur Komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon te shtetet për të paraqitur raportin përkatës. Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe piketat e ndërmjetme. Të thuash që u bllokua nga x -i apo y-i është thjesht ‘të shesësh ajër’, kush beson se ajri blihet, e blen!

Dita e Europës Edi Rama Gonzato Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.