Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dita e fundit e festimeve në Londër/ Koncert me yjet e muzikës, mijëra qytetarë në shesh për paradat

20:50 / June 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 Platinum Jubilee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me mijëra britanikë kanë dalë në shesh për të shijuar zërin e yjeve botërorë të muzikës që morën pjesë në koncertin për nder të Mbretëreshës Elisabeth. Ndërkohë, nuk kanë munguar as paradat e shumta me kuaj, oficerë dhe motive të ndryshme.

Disa prej këngëtarëve më të mirë në botë janë ngjitur në skenën e posaçme të përvjetorit jubile në nder të Mbretëreshës britanike Elisabeth II. Me mijëra njerëz u mblodhën për të dëgjuar ikonat e muzikës botërore si Rod Stewart, Elton John, Alicia Keys. Kjo e diel shënoi edhe ditën e katërt të festimeve në mbarë Britaninë.

Parada me kuaj, paradë ushtarake, parakalime të familjes mbretërore dhe qindra të ftuar të shquar, ku mijëra qytetarë kishin dalë në shesh për të shijuar këtë festë, ishin disa nga ngjarjet e këtyre katër ditëve.

Mbretëresha Elisabeth II mbushi 70 vjet në fron këtë vit. Ajo është monarkja më jetëgjatë në Britani, por edhe ndër monarket më jetëgjatë në botë. Mbretëresha trashëgoi një vend të rraskapitur nga Lufta e Dytë Botërore për të ridimensionuar fuqinë e Perandorisë së saj dhe vendit ishullor sërish si vend me demokraci të konsoliduar dhe largpamës në projektet e veta.

Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet. Të njohur për pubet e tyre dhe pijen e shfrenuar, mbi 20 britanikë u përfshinë në një sherr të madh të shtunën në mbrëmje dhe u shoqëruan në polici.

Tabloidët britanikë ndërkaq i kanë kushtuar vëmendje të madhe edhe veshjeve të familjes mbretërore dhe VIP-ave të ftuar në këtë ngjarje të madhe.

festime Londer mbreteresha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.