Ermal Mamaqi është jo vetëm producent i serialit “H.O.T”, por edhe luan në të, ashtu si në të gjithë filmat që ka sjellë deri tani. Gjatë gjithë këtyre muajve Ermali, aktorët e stafi kanë punuar pa pushim për të sjellë në vjeshtë një serial që do na mbajë mbërthyer pas ekranit.

Për Ermalin sot ishte dita e fundit e xhirimeve të këtij sezoni, pasi siç na ka treguar seriali do të ketë edhe sezone të tjerë. Producenti dhe aktori ka publikuar një video nga xhirimet, ku sapo mbaronin planin e fundit, të gjithë duartrokasin dhe brohorasin.
Ermali bën dhe një premtim publik: “Plani im i fundit… Nuk ja u them dot sa jemi kënaqur. Ju premtoj që do ju pëlqejë ky serial miq”
Kujtojmë që për serialin “H.O.T”, Ermali pas kaq vitesh ka vendosur të ndryshojë pamjen duke u shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec./Xing.al