Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dita e Kungullit”/ Planifikonin sulm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it, disa të arrestuar në Michigan

22:41 / October 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa persona janë arrestuar këtë të premte, më 31 tetor, në Michigan, pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Siç shkruan Associated Press, operacioni i forcave të ligjit u zhvillua në zonën periferike të Detroit-it.

Sipas dy burimeve të informuara mbi hetimin, që folën në kushte anonimiteti për AP-në, autoritetet besojnë se komploti ishte frymëzuar nga ekstremizmi i Shtetit Islamik dhe po hetojnë nëse të arrestuarit janë radikalizuar përmes internetit.

Automjetet e FBI-së dhe policisë shtetërore u panë pranë shkollës së mesme Fordson në Dearborn. Agjentë me bluza të shënuara “FBI” hynin e dilnin nga një shtëpi, ndërsa njëri prej tyre mblidhte çanta letre dhe sende të tjera nga një furgon provash.

“Nuk ka kërcënim aktual për sigurinë publike,” tha zëdhënësi i FBI-së në Detroit, Jordan Hall, duke refuzuar të japë më shumë detaje.

Hetimi përfshinte biseda në një dhomë virtuale diskutimi, ku të paktën disa nga të dyshuarit kishin folur për kryerjen e një sulmi rreth Halloween-it, duke iu referuar si “dita e kungullit”.

Nuk është ende e qartë nëse grupi kishte mjetet për të realizuar sulmin, por përmendja e Halloween-it e shtyu FBI-në të ndërmerrte arrestimet të premten.

Guvernatorja e Michigan-it, Gretchen Whitmer, tha në një postim në X se ishte informuar nga Patel dhe shprehu mirënjohje për “veprimin e shpejtë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Banorët e lagjes në Dearborn panë nga afër ndërhyrjen e hetuesve. “Është shumë e frikshme sepse kemi shumë të afërm në këtë lagje,” tha Fatima Saleh, fqinja e shtëpisë ku u ushtrua kontrolli policor.

DITA Halloween kungullit sulm terrorist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.