Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka lëkundur vendin këtë fillim viti.
Lëkundja është regjistrur me epiqendër detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona.
Sipas sizmologëve pasgoditjet do të vazhdojnë, janë normale, por pa panik.
Ato mund të zgjasin deri në 6 muaj apo edhe më tepër.

