TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023

Deputeti i PDK: Kosova, kriza e dytë e sigurisë në botë pas Ukrainës

23:27 / June 6, 2023

Ja cilët janë të propozuarit e Qeverisë për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

23:16 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët e krishterë festojnë pagëzimin e Jezu Krishtit

09:16 / January 6, 20196 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri i Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua,qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Historiku

Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave.

Kuptimësia

Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave ortodokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë. Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Kështu, në pagëzimin prej Joanit në Jordan, Jisui e identifikoi vetveten me mëkatarët, si “Qengji që ngre mëkatin e botës” (Joani 1:29), i “Dashuri” i Atit, detyra mesianike e të cilit është t’i çlirojë njerëzit prej mëkateve të tyre (Lluka 3:21; Marku 1:35). Dhe Ai është zbuluar si Njëri prej Trinisë së Shenjtë, i dëshmuar nga zëri i Atit dhe prej Shpirtit në formën e pëllumbit. Kjo është epifania qendrore, që lavdërohet në himnin kryesor të festës: Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot, për ne, ahere falja e Trinisë së Shenjtë kudo u shfaq, se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty! (Përlëshorja). U Shfaqe me lavdi, në tërë botën, edhe Drita Jote ndriçoi mbi ne sot, pra, të himnojmë me kuptim: Erdhe dhe zbulove vetveten, O Dritë e Paafruarshme (shkurtorja).

Rituali kishtar

Shërbesat e Epifanisë janë renditur njësoj si ato të Krishtlindjes, ndonëse historikisht është e sigurtë se ato të Krishtlindjes imituan ato të Epifanisë, meqenëse u themeluan më vonë. Përsëri kemi Orët Mbretërore dhe Meshën e Shën Vasilit, të kremtuar së bashku me Mbrëmësoren në vigjiljen e festës. Profecitë e Epifanisë përsërisin Perëndia është me ne nga Isaia dhe theksojnë parashikimin e ardhjes së Mesias, si edhe të pararendësit të tij Joan Pagëzorit: Zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë: Përgatisni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij! Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; të shtrëmbërat të drejtohen dhe rrugët e ashpra të sheshohen dhe çdo mish të shohë shpëtimin e Perëndisë (Isaia 40:3-5; Lluka 3:4-6).

Veçoria

Tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. Ai kryhet dy herë, në vigjiljen e Epifanisë, mbas Meshës së Shën Vasilit dhe mbas Meshës së vetë ditës. Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës*. I rrethuar me lule dhe me qirinj, ky ujë qëndron për botën e mrekullueshme të krijimit fillestar të Perëndisë dhe për lavdërimin e fundit nëpërmjet Krishtit në Mbretërinë e Perëndisë. Shpesh herë shërbesa kryhet jashtë Kishës, në një vend ku uji rrjedh natyrshëm. Zëri i Zotit po thërret mbi ujërat e thotë: Ejani të gjithë, merrni Shpirtin e urtësisë, Shpirtin e kuptimit dhe Shpirtin e frikës së Perëndisë, Zotit Jisu Krisht, që u shfaq në Jordan. Sot bekohet natyra e ujrave, sot Jordani po hapet në dysh dhe valët e tij po qëndrojnë, duke parë Zotin të pagëzohet. Si njeri erdhe në lumë, o Mbreti ynë Jisu Krisht, edhe kërkon të pagëzohesh si shërbëtor për mëkatet tona, nga dora e Profetit (Joan), O Njeridashës(Himne të Bekimit të Madh të Ujit). Pastaj janë tre këndime nga Profecia e Isaisë, të cilat flasin për kohën mesianike: Shkretëtira dhe dheu i thatë do të gëzohen, vetmia do të ngazëllohet dhe do të lulëzojë si trëndafili, le të lulëzojë me bollëk, le të gëzohet gjithçka…(Isaia 35:1-10). O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat dhe ju që nuk keni para ejani blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht… (Isaia 55:1-13). Me gëzim merrni ujë nga burimet e shpëtimit. Atë ditë do të thoni: “Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij… Këndojini lavde Zotit… Bërtit e ngazëllohu nga gëzimi… (Isaia 12:3-6)

Tradita popullore

Disa njerëz mendojnë se bekimi i ujit dhe praktika e pirjes dhe spërkatjes me të është një “paganizëm”, i cili ka hyrë gabimisht në Kishën e Krishterë. Por, ne e dimë se ky ritual praktikohej nga Populli i Perëndisë në Dhiatën e Vjetër dhe se në Kishën e Krishterë ka një kuptim shumë të rëndësishëm dhe të veçantë. Të krishterët besojnë se qysh kur Biri i Perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, me të vërtetë “shumë i mirë”, ashtu siç vetë Perëndia e shpalli atë në fillim, kur “Shpirti i Perëndisë vërtitej mbi faqen e ujrave” (Gjeneza 1:2) dhe kur “Fryma e Jetës” u fry në njeriun dhe në gjithçka që bëri Perëndia (Gjeneza 1:30; 2:7). Kështu, shenjtërimi dhe spërkatja me ujin e Epifanisë nuk është një ritual pagan. Por, është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun, si dhe për jetën dhe botën e tij. Kjo është dëshmia liturgjike, që na tregon se vokacioni dhe destinimi i krijimit është, që të jetë i “mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianët 3:19).

Jezus tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.