Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, Koçiu: Urë që lidh botët

21:05 / September 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kociu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, nderojmë fuqinë e komunikimit pa barriera. Gjuha e shenjave është një urë që lidh botët, ndërton komunitete dhe promovon përfshirjen.

Sot dhe çdo ditë, le të respektojmë të drejtën e të gjithëve për të shprehur veten në mënyrën që i përket më shumë. Bashkë mund të krijojmë një shoqëri ku çdo zë, edhe ai pa fjalë, dëgjohet dhe vlerësohet”, tha Koçiu.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë dhe përdoruesve të tjerë të gjuhës së shenjave.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.

albana kociu dita nderkombetare gjuha e shenjave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.