Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ja si lindi ‘1 Maji’

08:19 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6631db68b9d15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1 Maji, i quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është dita që përkujton betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore. Ajo festohet në shumë vende më 1 maj, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, një festë e ngjashme, e njohur si Dita e Punës, kremtohet të hënën e parë të shtatorit.

Dita e Punës i ka rrënjët në një periudhë demonstratash të fuqishme për të drejtat e punëtorëve të fabrikave gjatë Revolucionit Industrial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Shoqata e Urdhrit të Kalorësve Amerikanë të Punës (Knights of Labor).

Në vitin 1866, u miratua një ligj i cili caktonte që dita e punës do të ishte 8-orëshe. Ligji hyri në fuqi vetëm vitin e ardhshëm, më 1 maj 1867, ditën në të cilën u organizua një demonstratë e rëndësishme, me të paktën dhjetë mijë pjesëmarrës.

Lajmi arriti edhe në Evropë, ku në ditët e para të shtatorit 1864 lindi në Londër “Internacionalja e Parë”, ose Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve, shumë pranë lëvizjeve të para socialiste dhe marksiste të kohës.

Sipas enciklopedisë “Britannica”, në Bashkimin Sovjetik udhëheqësit e përqafuan festën e re, duke besuar se ajo do të inkurajonte punëtorët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të bashkoheshin kundër kapitalizmit. Kjo ditë u bë një festë e rëndësishme në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e bllokut lindor, me parada të profilit të lartë, kryesuar nga funksionarë të qeverisë dhe Partisë Komuniste, duke nderuar punëtorët dhe duke shfaqur fuqinë ushtarake.

Në Gjermani, Dita e Punës u bë festë zyrtare në vitin 1933 pas ngritjes së Partisë Naziste. Për ironi, Gjermania shfuqizoi sindikatat e lira një ditë pas vendosjes së festës, duke shkatërruar praktikisht lëvizjen punëtore gjermane.

Me rënien e bllokut komunist, festimet e mëdha të 1 Majit erdhën duke u zbehur. Gjithsesi janë ende dhjetëra vende në të gjithë botën që e festojnë dhe e kanë shpallur si ditë pushimi, ku festimet janë reduktuar në piknikë dhe festa më të vogla, por ka edhe protesta e grumbullime në mbështetje të punëtorëve dhe kauzave të tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për mandatin, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”: Në pritje të palës tjetër për të reflektuar

18:28 / July 18, 2025

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

18:12 / July 18, 2025

Pranvera Kastrati drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie, do punojë për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

17:37 / July 18, 2025

Synimi i qeverisë, Rama: Pagesat do të bëhen pa para cash

17:01 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.