Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve/ Leskaj: Në Shqipëri janë realisht të varfër, e kam të vështirë t’i uroj

16:53 / October 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 60640b8326366
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, deputeti demokrat, Bujar Leskaj ka vënë në dukje problemet me të cilat përballet kjo kategori në vendin tonë.

me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ai shkruan se pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve, duke mos qenë në koherencë me koston reale të jetesës.

Postimi i plotë: 

1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve e vendosur në 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në shumë vende të botës, mbahen fjalime, zhvillohen aktivitete, dëshmohet respekti që shoqëria, politika, shteti e qeveritë kanë për të moshuarit, ndërkohë që radiot, televizionet apo gazetat mbushen me intervista me të moshuar.

Rrjetet sociale të qeveritarëve mbushen me urime të përdëllyera, dashuri të pakufishme e respekt të thellë për të moshuarit, premtime të pafundme për ata që punuan një jetë të tërë…

Me fjalime u shprehet mirënjohja, respekti ndaj vlerave dhe kontributit të tyre.

Edhe në Shqipëri… agjitpropi në apoteozë!…

Madje kreu i sektit në pushtet dhe pasuesit e tij publikojnë edhe fotografi teksa u puthin duart të moshuarve…

Por vetëm me fjalë, pasi në vendin tonë të moshuarit janë ndër kategoritë më të varfra dhe me më pak të drejta.

Shtimi i problemeve me shëndetin, rritja e kostos së përballimit të problemeve shëndetësore, barnat e rimbursueshme me një cilësi të dobët, rritja e problemeve që kanë të bëjnë me situatën financiare të tyre, vetmia, fëmijët në emigracion, dëshmojnë për një problem vërtet të mprehtë social në Shqipëri.

Pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve dhe nuk janë në koherencë me koston reale të jetesës.

Të moshuarit në Shqipëri janë realisht të varfër!

Sekti qeverisës këto nëntë vite është tallur me pensionistët, ashtu si me gjithë shqiptarët, me shtesa qesharake pensionesh baraz me një kafe dhe një shishe ujë në muaj.

Ndaj, sot e kam të vështirë t’i uroj!

Si bir i uroj!

Si politikan, sot në këtë ditë të “tyre”, thjesht u kërkoj përulësisht falje!
p.s: Natyrisht që anëtarët e sektit në pushtet sot do puthin në ballë e në duar të moshuarit. Nesër do i grabisin dhe do u shkurtojnë jetën me taksat, çmimet stratosferike dhe mjekësinë “falas”…

bujar leskaj Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.