Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ditë e hidhur për Turqinë, ceremoni për futbollistin çek Sural

23:43 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sural
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia i ka dhënë lamtumirën e fundit këtë të hënë futbollistit çek të ekipit Alanyaspor në Superligë, Josef Sural.

Sural ishte në mesin e 7 futbollistëve të Alanyaspor që ndodheshin në furgonin që u përmbys gjatë rrugës së kthimit nga transferta me Kayserispor mbrëmjen e së dielës.  6 futbollistët e tjerë mbijetuan të plagosur, ndërsa futbollisti 28-vjeçar i Kombëtares çeke nuk arriti t’u mbijetojë plagëve në kokë.

Në nder të Sural, Alanyaspor organizoi një ceremoni lamtumire të fundit në fushën stërvitore, ku shokët e skuadrës, mes të cilëve edhe nga ata që i mbijetuan aksidentit, nuk i mbajtën dot lotët.

Vdekja e futbollistit tronditi thellë opinionin publik turk. Në ceremoninë për nder të futbollistit, përveç zyrtarëve të shumtë lokalë, mori pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

“Nuk do të harrojmë kurrë”, shkruhej në një poster të madh vendosur pas trupit të të riut, ku të gjithë vendosë karafila të kuq.

Shkak për aksidentin që i kushtoi jetën futbollistit besohet të jetë bërë përgjumja e shoferit të furgonit privat, të cilin futbollistët e kishin kaparuar për t’u kthyer në Alanya pas sfidës në Kayseri. Aksidenti ndodhi rreth 5 km pa hyrë në qytet. Policia ka arrestuar shoferin dhe ka marrë në pyetje ndihmës shoferin, i cili po ashtu dyshohet se ishte përgjumur.

Pas ceremonisë në Alanya, trupi i Sural u dërgua në Republikën Çeke, ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit nga të afërm dhe kolegë.

dite e hidhur lamtumira sural turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.