Sot në familjen e këngëtares Aurela Gaçe është një ditë e veçantë.
Vajza e saj e madhe, Greis festoi ‘Festën e Abetares’ dhe sigurisht që mami Aurela nuk kishte si të mungonte.
Gaçe ka publikuar një foto në ‘Instagram’ në të cilën shkruan: ‘Po rritet jeta ime, dielli im’.
Nënë e bijë, ato shfaqen të buzëqeshura, ndërsa këngëtarja që i dhuron një puthje.
Kujtojmë që Aurela ka dhe një vajzë më të vogël, të quajtur Abigail.


