Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ditë që bashkon zemrat, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

08:22 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9754
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe adhurimi ndaj Zotit përmes agjërimit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot, 20 mars, festën e shenjtë të Fitër Bajramit ose siç njihet ndryshe, Bajramin e Madh.

Kjo ditë e veçantë simbolizon mëshirën, faljen dhe solidaritetin njerëzor, ku besimtarët ndajnë lëmoshë dhe kujdesen për ata në nevojë, në mënyrë që gëzimi i festës të jetë për të gjithë.

Në Tiranë, ceremonia e madhe e faljes së namazit u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra besimtarë u mblodhën për të festuar së bashku këtë ditë të shenjtë, në një atmosferë paqeje, bashkimi dhe shprese.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi se toleranca fetare është një nga vlerat më të çmuara kombëtare, e cila duhet ruajtur dhe forcuar vazhdimisht si themel i bashkëjetesës dhe harmonisë në shoqëri.

Ai shtoi se është detyrë e çdo besimtari dhe e gjithë shoqërisë që të reflektojë mbi vlerat e paqes, mëshirës dhe solidaritetit, duke u angazhuar konkretisht për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qetë për të gjithë.

“Mesazhi i fesë islame është i qartë: islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit. Allahu në kuran e përshkruan të dërguarin e tij mëshirë për botën për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj. Kjo do të thotë se besimtari është thirrur të jetë burim paqeje mëshire dhe drejtësie kudo.

Sot, aty ku ndodhet bota  kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut nga familja nga komuniteti ku ne jetojmë ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin“, ishte mesazhi i Spahiut.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e kësaj të premteje besimtarët për festën e Bajramit, përmes një postimi në Facebook.

besimtarët festojnë Fiter Bajrami Myslimanë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.