Lidhja mes nipit e mbesës me gjyshërit është një nga lidhjet më të bukura në jetë dhe humbja e tyre lë gjurmë tek secili. Një lajm i hidhur vjen nga Adelina Tahiri e cila ka humbur gjyshen e saj.
“U prehsh në paqe nënë, do të na mungosh”, shkruan këngëtarja mbi foton e gjyshes së ndjerë.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërkohë që më pas ka bërë një tjetër postim për një tjetër humbje. Bëhet fjalë për profesorin e Fakultetit Teknik, Afrim Vokshi, për të cilin këngëtarja ka shprehur ngushëllimet në një postim në Instastory.
