Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ditëlindja e Tanit! Top Media nderon kujtimin e themeluesit Dritan Hoxha

11:13 / October 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan hoxha 25812dca 97bc 4990 9b28 861c1bb5d50 resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni i ri televiziv në Top Channel ka këtë datë si festën e nisjes. Kjo datë është bërë traditë, dhe për ne në Top Channel është më shumë se kaq. Ajo është ditëlindja e themeluesit të televizionit tonë, që tashme prej dy dekadash është shtëpia televizive më e dashur e gjithë shqiptarëve kudo në botë.

Në kohën kur kufijtë u rrëzuan dhe shqiptarët u shpërndanë nëpër botë, Top Media, ideuar dhe krijuar nga Dritan Hoxha, u bë forca më e madhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve. Dashuria me të cilën Tani e ndërtoi këtë televizion, u shpërblye me suksesin e punës në grup të të gjithë pjesëtarëve të një gjiganti medietik si Top Channel ndër vite.

Ne ende festojmë prodhimet e reja të suksesshme që nisin çdo vit, me dhjetëra show e lajme më të ndjekura. Pas kaq vitesh, Top Channel sërish mban energjinë e Tanit, energji të cilën ai e ka trashëguar te familja tij, dhe familja e madhe e Top Media-s.

Televizioni që ai ndërtoi është sërish i suksesshëm dhe më i madh. Top Channel ia ka dalë që gjithë këto vite të kalojë edhe vetveten, falë punës shumë të madhe të çdo punonjësi të familjes së madhe. Top Channel që themeloi Dritan Hoxha mban padiskutim vendin e parë, numrin një.

Ky televizion krijoi një traditë që revolucionalizoi të gjithë botën e televizionit në hapësirën shqiptare. Energjia qe Tani krijoi, rriti disa breza gazetarësh, moderatorë, artistë, profesionistë të medies. Nuk është rastësi që gjurmët e këtij revolucioni medietik i shikon gjithandej. Kjo është një nga trashëgimitë që Dritan Hoxha na la, dhe sigurisht ëndrra e tij vazhdon me të njëjtin emër, vrull, pasion dhe inteligjencë. /Top Channel/

Dritan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.