Policia e Shtetit nuk harron të vlerësojë dhe urojë pjesëtarët të radhëve të saj edhe në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet një postimi policia bën me dije se u gjetën pak momente për t’i uruar edhe 100 Elisabetës, punonjëses së sallës operative në Tiranë.

Në vijim bëhet me dije se salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët.

“Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19. Kjo është pjesë e frontit të vijës së parë në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë në terren”, thotë policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here