Olta Xhaçka ka shijuar në detyrë shtatzëninë e saj të dytë. E tanimë që ditëve të pritjes po i vjen fundi, format e ministres nuk mund të fshihen më.
Olta dhe bashkëshorti i saj do të bëhen së shpejti prindër të një tjetër vajze. Kujtojmë se çifti kanë tashmë një vajzë thuajse 5 vjeç, Hanën. Deri më tani ajo nuk preferuar të flasë për këtë përjetim në media, duke u përkufizuar në kornizat e një gruaje të hekurt.

