Prestigjiozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull të veçantë bazës ajrore të Kuçovës, e cila shumë shpejt do të jetë bazë e NATO-s.
“Duke fluturuar në një formacion perfekt, duke u rrotulluar mbi pistë para se të ulen. Për momentin këta pëllumba janë të vetmit që përdorin bazën ajrore të Kuçovës. Por jo për shumë kohë, megjithatë . Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të mbërrijnë makineritë e rënda për të përmirësuar këtë bazë të heshtur ajrore, në një bazë të NATO-s”, e nis shkrimin e saj “The Economist”, të titulluar “Dikur pjesë e Traktatit të Varshavës, Shqipëria shumë shpejt do të ketë një bazë ajrore të NATO-s”.
Ajo shkruan se plani i NATO-s nuk është që të vendosë avionë në këtë bazë, por një bazë operacionale për karburantet dhe që municionet të rruhen në tunelet e epokës komuniste që u ndërtuan fillimisht për të strehuar 100 avionë luftarakë.
SHKRIMI I PLOTE I THE ECONOMIST
Duke fluturuar në një formacion perfekt, duke u rrotulluar mbi pistë para se të ulen. Për momentin këta pëllumba janë të vetmit që përdorin bazën ajrore të Kuçovës. Por jo për shumë kohë, megjithatë . Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të mbërrijnë makineritë e rënda për të përmirësuar këtë bazë të heshtur ajrore, në një bazë të NATO-s. 71 avionë të prishur sovjetik e kinezë do të hiqen. “Ditët e lavdisë po kthehen”, thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një pilot në pension i MiG.
Shqipëria komuniste kishte një forcë ajrore të frikshme, por që prej vitit 2005 shqetësimet për sigurinë dhe mungesa e parave detyruan që MiG-ët e saj të fundit të uleshin në tokë. Në Kuçovë ata qëndrojnë të mjerë në goma të shfryra. Mbishkrimet në rezervuarët e karburantit kujtojnë vitet 1970, kur inxhinierë nga Kina montuan MiG-ët që kishin dërguar këtu dhe kur burra si z. Vangjeli stërviteshin atje. Aktualisht, Forca Ajrore shqiptare ka në përdorim helikopterë. Kuçova pret vetëm avionë agrokulturorë (për spërkatje) dhe disa vizitorë ushtarakë. Ajo mbetet e hapur në raste emergjencash.
Tani Forcat Ajrore shqiptare fluturojnë vetëm me helikopter. Kuçova bën mikpritësen për aeroplanë agrobujqësor dhe pak vizitorë ushtarakë. Ajo mbetet e hapur për rastet e emergjencave.
Një ekip i NATO po vendos se si do të investojë rreth 50 milionë dollarë në fazën e parë për të përmirësuar bazën. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 2009, pasi kishte lënë Traktatin e Varshavës në 1968 pas vitesh mosmarrëveshjesh me Rusinë. Plani nuk është që aleanca të sjellë avionë me bazë të përhershme, por do të jetë një bazë operacionale për karburantet dhe që municionet të rruhen në tunelet e epokës komuniste që u ndërtuan fillimisht për të strehuar 100 avionë luftarakë.
Në vitet ’70 baza kishte 3 mijë të punësuar thotë komandanti i saj, Major Arqile Olldashi.Tani numri është 110. Kjo, plus shkatërrimit të industrive të kohës komuniste, uli dhe numrin e popullsisë së Kuçovës nga 20 mijë në rreth 12 mijë banorë. Ende e dukshme është pista e parë e bërë nga një kompani nafte italiane në 1939. Vendasit shpresojnë se restaurimi i bazës do të funksionojë edhe për ta. Në kulmin e lulëzimit të saj bëheshin mesatarisht 25 fluturime në ditë .
Në 1999 NATO fluturoi avionët e saj nga kjo bazë gjatë Luftës së Kosovës. Dhe pse është një vend me shumicë muslimane, shqiptarët janë egërsisht pro-amerikan, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për kosovarët kundër Serbisë në atë kohë. Zyrtarët e NATO-s minimizojnë raportimet se ata janë të shqetësuar për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. Por paratë kesh që ata thjesht po i investojnë në Kuçovë nënkupton të kundërtën.
Ushtria shqiptare po restaurohet në mënyra të tjera. Një stacion radarësh pjesërisht e financuar nga Pentagoni është duke u ndërtuar në male; nga viti i ardhshëm, ajo do të përfshijë pikat e zeza në aftësinë e mbikëqyrjes së NATO-s në Ballkan. Kjo, thotë Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, do e bëjë vendin tonë “syrin e rajonit” për NATO-n.