Nesër starton Kampionati i Kategorisë së Parë në futboll. Matjanët do të udhëtojnë në javën e parë të sezonit drejt Vlorës për t’u përballur me skuadrën e njohur të Flamurtarit. Kjo do të jetë më siguri një ndeshje e fortë dhe e bukur.
Tekniku i Burrelit Ditmar Bicaj shprehet se lojtarët janë përgatitur fizikisht, taktikisht dhe psikologjikisht për të qenë ndoshta skuadra suprizuese e kampionatit.
“Kam besim se këtë kampionat, do të shihni një Burrel tjetër, teksa parësore e filozifisë së tij, ka qenë dhe mbetet injektimi i mentalitetit të fituesit, respektit për fanelën, veten, ekipin dhe tifozërinë e zjarrtë matjane. Nisur nga fakti se ndeshja e parë është në transfertë në Vlorë, Bicaj ndeshjet miqësore i ka orjentuar dhe zhvilluar në transfertë dhe me ekipet e Superiores, për vetë shkallën e vështirësisë së ndeshjes së Vlorës, që ai surprizon me deklaratën e tij teksa thotë se; “Duke respektuar Flamurtarin, do të synoj tre pikë nga ndeshja e Vlorës”, pohoi Bicaj për mediat.
Matjanët kanë në dispozicion aktualisht 23 futbollistë, të gjithë janë të gatshëm për të qenë titullar. Organika është e plotë dhe rivaliteti për një vend në formacionin bazë është normal.
Bicaj e parashikon se të gjithë lojtarët e stërvitur kanë dëshirë të luajnë që në ndeshjen e parë zyrtare, por kjo nuk mund të ndodhë për shumë arësye. “Megjithatë në fushë do të zbresin vetëm 11 veta, dhe do të ketë edhe ndonjë qejf mbetje. Kur ka konkurencë ekipit i bën mirë, që të ecim përpara. Do të luajnë ata futbollistë që e meritojnë dhe ata që kanë treguar formë më të mirë fizike gjatë kësaj periudhe përgatitore”, shtoi trajneri.
Bicaj thotë se udhëton drejt Vlorës si ishte zëvendëstrajner i Flamurtarit, tashmë si trajner i “Mbretërorëve” matjanë. Ai ka mbështetjen e pakursyer të tifozëve burrelas dhe sidomos Presidentit të Klubit, kryebashkiakut Agron Malaj.