Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditmir Bushati: Çmimi i Luftës

18:39 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Public Square” është hapësira e re e komunikimit virtual që ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur për të analizuar çështje të ndryshme të politikës.
Sëfundmi, Bushati ka publikuar podcast-in e radhës në të cilin analizon efektet e luftës 9 muaj që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Në këtë podcast ai flet për realititetin e ri gjeopolitik për peisazhin e ndryshuar të sigurisë dhe pasojat e kësaj lufte për rajonin tonë.
Ish-ministri nënvizon se rendi ndërkombëtar është sfiduar ndërkohë që, “Ukrainasit po tregojnë se është e mundur të jesh patriot dhe të besosh në një shoqëri të hapur e demokratike”.
Kjo luftë, thotë ai, ka prodhuar edhe një realitet të ri gjeopolitik, “Rusia është pothuajse e izoluar diplomatikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht nga bota e zhvilluar. Kjo është hera e parë që i ndodh një ekonomie të pasluftës, pjesë e G-20”.
Sipas Bushatit, në raport me NATO-n, Rusia ndjehet e befasuar, pasi prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. Në të njëjtën kohë, edhe BE-ja i dha fund një strategjie të zbatuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, sipas të cilës “paqja mund të vij përmes ekonomisë, dhe veçanërisht përmes tregtisë së energjisë”.
Duke analizuar luftën dhe efektin e saj në rajonin tonë, Bushati thotë se “Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.