Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta, ka komentuar çështjen e ndarjes së territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama dhe debate të tjera të jetës politike në Shqipëri.
1- Në lidhje me ndarjen e territoreve:Ishte një ide e vjetër serbe që u lancua për fat të keq nga gojë shqiptarësh. Kam bërë detyrën time si ministër i jashtëm në respekt të kushtetutes. Nuk është heroike të bësh detyrën tëndë. Edhe sot po të kthehesha do të bëja të njëjtën gjë ekzaktësisht.
I pyetur për të ardhmen e tij në politikë ish-ministri Bushati i vetmi i lënë jashtë listave Rama për zgjedhjet e 25 prillit, thotë se e sheh veten për më gjatë se kaq duke ushtruar aktivitet politik.
Kur pyetet për qëndrimet ndryshe me Edi Ramën, nuk jep asnjë deklaratë krahasuese veç qëndrimit të tij dhe se për detajet më shumë me buzëqesbje thotë se do t’i rrëfejë në librin që do shkruajë për kohën në postin e Ministrit të Jashtëm.
Adi Krasta: Ju thoni që nuk është heroike, por ne po kërkojmë të gjejmë pikërisht nuancat që flasin për qëndrimet tuaja dhe të kryeministrit Rama. Meqë ra fjala, regjia mund të nxirrni në ekran më shumë buzëqeshjen me një tis elegant ironie dhe jo mua.
2- Në lidhje me ambasadorët: Duhet që të kuptoni se ambasadorët vinë me mandat, që do të thotë se pas disa vitesh do të ikin. Sado qëllime të mira që ata të kenë, sado që ta duan vendin tonë, nuk mundet dhe nuk duhet ta duan më shumë se ne. Ne reformat duhet t’i bëjmë për veten tonë si shqiptarë, përndryshe…
3- Në lidhje me marrëdhëniet e tij me kryeministrin dhe largimi nga listat:
Nuk ka qenë një çështje e cila më ka gjetur të papërgatitur.
Vetes i njoh disa instikte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur se do të vinte ky vendim i Edi Rama që do të më përjashtonte nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Në gjykimim tim e shikoj të padrejtë këtë vendim, një vendim të pambështetur në një logjikë normale, pasi i referohem mënyrës se si kam hyrë në politikë, kontributim tim në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultet historike të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017.
Qëndrimet e mia, pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë edhe në ata mbledhje në PS apo në qeveri, kanë qenë shumë të qarta si për pyetjet që ju më ushtruat, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe përqendrimi i pasurisë në një rreth të vogël njerëzish.
