Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditmir Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë! Përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare

09:20 / September 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditmir Bushati, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, nuk ka qendrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrtare në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Me bindjen se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme, Ditmir Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë.

“Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe medhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marëdhënie nomale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës.”- tha Bushati.

Edhe pse Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë sipas Bushatit, pas pushtimit të Ukrainës, Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse përpara janë interesat kombëtare.

“Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!”- theksoi ish ministri i jashtëm.

Bushati më tej i është bashkuar mendimeve të ngjashme se formati i Procesit të Dialogut Prishtinë-Beograd nuk prodhon më asgjë të re dhe se duhet ndryshuar, i cili flet hapur për dështim, të këtij formati.

“Fjala dështim në një gjuhë diplomatike është pak e vështirë të pranohet, por në një gjuhë politike, mund të them që po.”- shprehet zoti Bushati.

Ndryshe nga kryeministri Rama, ish ministri i jashtëm beson se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të nisë nga vetë BE dhe NATO.

“BE, minimalisht, duhet të ketë një qasje në bllok. Nuk e ka këtë. Në rast se nuk ka një lëvizje nga 5shja që nuk e njeh brenda BE-së dhe nga 4shja që nuk e njeh brenda NATO-s, është e kotë që të presim, që jo Aleksandër Vuçiç, por edhe demokrati më i madh që të jetë në krye të Serbisë, ta njohë Kosovën. Hapin e parë duhet ta bëjë Bashkimi Europian.”- u shpreh ai.

Përgjatë intervistës, Bushati foli edhe mbi Procesin e Berlinit, ku u shpreh se takimi i këtij Procesi që do të mbahet në Tiranë në mes të tetorit, do të ketë sukses, nëse, përveç mesazhit të qartë politik pro zgjerimit, do të përcaktojë edhe tre orientime të qarta.

“Në gjykimin tim, ky vizion do të përkthehet në 3 gjëra: në një proces anëtarësimi të besueshëm, që do të thotë një afat kohor; një afat kohor për përmbushjen e reformave, një plan i qartë financiar për vendet tona.”- shprehet Bushati.

Ai i tha se përcaktues për këtë vizion do të jenë zgjedhjet për Parlamentin Europian vitin e ardhshëm.

Ditmir Bushati tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.